HANOI

Ministria e Shëndetësisë në Vietnam ka raportuar edhe pesë raste të reja me koronavirus të hënën.

Në total, numri i të prekurve nga virusi në shtetin e Vietnamit ka shkuar në 265 persona.

Ndërsa, autoritetet ende nuk raportojnë ndonjë rast vdekje nga Covid-19 në këtë vend.

Në Vietnam janë kryer gati 122 mijë teste për koronavirusin, kurse 72 500 njerëz kanë qenë në karantinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb