Një protestues nga Lezha tha se vinte çdo ditë në Tiranë, për t’iu bashkuar revoltës antiqeveritare. Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë, qytetari tha se duhet qëndresë dhe se kësaj lëvizje duhet t’i bashkohen shqiptarët nga të katër anët e vendit.

Ai iu përgjigj fyerjeve të kryeministrit Edi Rama duke iu drejtuar me “F*ck You”, ndërsa një apel kishte për 140 deputetët e Kuvendit, të cilëve iu kërkoi të dilnin të pavarur dhe t’i bashkoheshin qytetarëve në protestë.

Protestuesi: Vij nga Lezha çdo ditë dhe doi të vazhdoj të vij. Thirrja ime është për jugorët e veriorët, të vijnë ccdo ditë këtu, qëndrestarë, sepse qëndresa me një protestë paqësore nuk fitohet pa qëndresë popullore dhe pa njerëz të ardhur nga të katër anët. Unë bashkë me ju, nuk jemi për dhunë. Mbrëmë Rama dhe klika e tij donin dhunë, përccarje, donte të digjej Kryeministria, Kuvendi. I them Edi Ramës dhe 140 deputetëve, ju them, nuk do ta bëjmë këtë, por do të rrijmë këtu qëndrestarë. Do të mposhtim komunizmin e dytë të Edi Ramës.

F*ck You Edi Rama. 140 deputetët nëse duan të ulen me popullin, të dalin të pavarur dhe të vijnë këtu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb