SHKUP- kanë vijuar edhe sot protestat antiqeveritare në Shkup. Mësohet se mijëra protestues janë nisur drejt Parlamentit, ndërsa ecin të organizuar përgjatë bulevardit që të çon në pjesën qendrore të kryeqytetit. Protestuesit me pankarta në duar brohorasin “Vrasës”, “Gruevski ik”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe thirrje të tjera.

Ndërkohë, në mesin e protestuesve janë edhe pothuajse të gjithë përfaqësuesit e opozitës maqedonase.
Protestuesit para fillimit të protestës ishin ndaluar në udhëkryqet që çojnë drejt godinës së Qeverisë dhe se ata u penguan nga ana e njësiteve policore speciale.

Tubimi po zhvillohet në shenjë revolte lidhur me fshehjen e fakteve dhe të vërtetës nga vrasja e të riut maqedonas Martin Neshkovski nga një pjesëtar policie në qershor të 2011. Por pakënaqësitë janë shtuar edhe pas zbardhjes së materialeve të sotme të bisedave të përgjuara nga ana e opozitës maqedonase, ku zbardhen detaje lidhur me vdekjen e gazetarit dhe botuesit të revistës “Fokus”, Nikola Mladenov në vitin 2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: