TIRANE – Policia e Shtetit dhe OSHEE vijojnë punën për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të vjedhësve të energjisë elektrike. Në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit thuhet se “Vijon puna në të gjithë vendin dhe gjatë kësaj jave kanë vepruar 130 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta në 6.722 raste”.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 93 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 93 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 33 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 38 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 22 shtetas. Gjithashtu janë ndërprerë 5.159 lidhje të abonentëve debitorë dhe 93 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: