Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur në akset kryesore të Tiranës, duke vijuar marshimin e tyre masiv.

Turma e madhe e qytetarëve ka bllokuar rrugët, ndërsa dritat e telefonave vazhdojnë të ndriçojnë errësirën. Në kor, protestuesit kanë shpërthyer me thirrje të forta kundër kreut të qeverisë, duke bërë që i gjithë bulevardi të ushtojë nga thirrjet: “Rama ik!” dhe “Poshtë diktatura!” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg!”.

Marshimi po vjen si një lumë i papërmbajtshëm njerëzish, duke ndjekur shembullin e ditëve të kaluara të qëndresës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb