Pasi fituan betejën ligjore për nisjen e punës dhe shfrytëzimin e e zonës së Novajt firmat e nxjerrjes se gurit dekorativ po përballen prej ditësh me forcat e policisë.

Kamionët e 11 subjekteve janë bllokuar serish nga forca të shumta policie, duke paralizuar qarkullimin në aksin nacional Poliçan-Skrapar. Për pronaret dhe punonjësit e guroreve është i pashpjegueshëm bllokimi që po iu bën policia ndërsa kërkojnë të zbatohet vendimi i Gjykatës Administrative që i dha të drejtën e rifillimit të punës pas 22-muajsh pezullim.

Punonjësit paralajmërojnë se nuk do t’i ndalin protestat dhe nuk do të largohen nga rruga derisa të zbatohet vendimi i Gjykatës. Për ta pezullimi i punës prej rreth 2 vitesh ka lënë në kushte tepër të vështira ekonomike plot 5 mijë frymë.

Gjykata Administrative e rrëzoi në fillim të muajit Gusht VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar” duke iu dhënë të drejtën firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ të fillojnë punën në fshatin Novaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb