Drejtuesja politike e PS për njësinë 5, njëherësh dhe ministre e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave për këshillin bashkiak, i cili ende është në vijim, ndërsa tha se ka pasur vetëm një ndërprerje për shkak të lodhjes së numëruesve dhe vëzhguesve.

Ajo tha se procesi ka shkuar mirë dhe se kanë mbetur ende edhe 8 kuti. Sa i përket rezultatit të PS në këto zgjedhje si për kryetar bashkie, ashtu edhe për anëtar këshillash, ajo tha se është një punë e shpërblyer pasi kanë punuar fort.

“Jemi 13 orë që numërojmë, procesi ka qenë i qetë, çdo gjë po shkon sipas parashikimeve. Njësia 5 është njësia më e madhe, janë 32 mijë qytetarë që kanë marrë pjesë në votime. Patëm një ndërprerje ndërmjet kryetarit dhe fillimit të procesit të këshillit si rezultat i lodhjes dhe nevojës për pushim.

Brenda pritshmërive tona është rezultati. Është punuar nëpër bashki, kemi pasur po ashtu në 2019 pjesën më të madhe të bashkive, dhe është çdo gjë brenda pritshmërive, puna është shpërblyer dhe qytetarët na kanë besuar.

Kanë ngelur ende 8 kuti, dhe dy raunde tavolinash, dhe presim të përfundojnë rreth orës 13:00. PS është mbi 50 të këshillit bashkiak”, tha ajo për News24.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: