VLORË

Vijon prej tre ditësh zjarri në gadishullin e Karaburunit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: