VLORA

Kadastra e Vlorës duket se nuk po gjen drejtuesin teksa edhe e komanduara e fundit, Viola Hima ka qëndruar në detyrë vetëm 4 ditë.

Gjashtë drejtues janë larguar nga kjo Kadastër në 8 muajt e fundit prej shtatorit të 2019. Hima së fundmi zëvendësoi Bilbil Aliajn i cili u largua 10 ditë më parë pas 4 muajsh në detyrë.

Kurse në 2019 u larguan brenda 4 muajsh Taulant Canameti, para tij Elona Hodaj, kurse molla e sherrit nisi me dy ish- drejtuesve Aleteo Nazeraj dhe Florian Almadhit. Ky i fundit kërkoi hetim për Nazerajn i cili ishte punonjës para se ta zëvendësonte për një pronë në Jalë, bashkë me specialistë të Kadastrës.

Që atëhere Kadastra e Vlorës nuk ka gjetur qetësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb