Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor Zamfara të Nigerisë.

Sipas BBC, një mësues deklaroi se të paktën 300 nxënës u rrëmbyen gjatë sulmit në mëngjesin e së premtes.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin mirëpo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje. Raportohet se njerëz të armatosur shpesh rrëmbejnë nxënës për të kërkuar shpërblime.

Të paktën 42 persona, përfshirë dhe 27 studentë u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin qendrorë të shteti të Nigerit, ende pritet që të lirohen. Në dhjetor të 2020, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur dhe më vonë u liruan pas negociatave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: