I rikthyer pas më shumë se tre dekadash në vendlindje violinisti Stefan Xhori dha një koncert instrumental për artdashësit gjirokastritë. Gjatë aktivitetit të organizuar me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës (pas vdekjes) të atit të tij, muzikologut dhe mësuesit, Polo Xhori.

Historia e familjes Xhori që endet mes Shqipërisë dhe Amerikës u bë subjekt frymëzimi për romanin “Amerikani” të autorit Odise Kote ku peripecitë e jetës reale të shtetasit amerikan Polo Xhori që rikthehet në vendlindje në vitin ‘58 dhe burgoset nga shteti diktatorial komunist, nxorën në dritë të vërteta të pathëna nga jeta e muzikantit gjirokastrit.

I biri, violinisti Stefan Xhori, që ka ecur në gjurmët e të atit, u shpreh se ashtu si i ati pas largimit në vitin ‘91 në SHBA, do të vazhdojë të kontribuojë për jetën artistike të vendlindjes dhe promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb