TIRANË

Kreu i bashkise, Erion Veliaj, ka postuar video ne facebook nga godinat e reja të saporikonstruktuara në Qytetin Studenti per te cilat shkruan janë  gati për të rinjtë që do të zgjedhin të akomodohen këtë vit në këto konvikte.

“Mirëmëngjes nga Qyteti Studenti! Kolegët po i japin dorën e fundit mirëmbajtjes që gjithçka të jetë gati për të mirëpritur studentët,” shkruan ditën e sotme kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në rrjetet sociale. Veliaj ka publikuar edhe një video të punës së ekipeve të Bashkisë në terren të cilët kujdesen për detajet e fundit.

Një nga administratoret e godinave studentore shprehet se gjithçka është gati për regjistrimin e studentëve.

“Dokumentacioni që kërkohet për tu akomoduar në këto godina është një vërtetim nga Fakulteti ku ndjekin studimet, raporti mjeko-ligjor, 4 fotografi dhe fotokopje e kartës së identitetit,” shprehet ajo. Ndërsa vetë studentët shprehen të kënaqur me kushtet në godinat e reja. “Këtu në godinën 6 kushtet janë shumë të mira për të jetuar dhe të përballueshme nga studentët,” thotë një prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb