“Integrated Energy” shoqëria konçesionare, e cila operon në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, këtë fillim viti të ri shkollor, ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës. Stola për ambiente të jashtme të shkollës, karrike për sallën e mësuesve, paisje dhe mjete kancelarie, çanta për nxënësit, maska, sterilizues për masat antikovid dhe detergjentë për ambientet e shkollës, ishin një pjesë e ndihmave, të cilat do të përballojnë për një kohë të gjatë nevojat e nxënësve dhe të shkollës ku ata do të mësojnë.

Nuk është hera e parë që IEBV asiston dhe plotëson nevojat emergjente të kësaj shkolle. Madje rikonstruksioni i saj është pikërisht një dhuratë e IEBV. Për administratoren e “Integrated Energy” Ariola Kodra, fokusi i shoqërisë në arsim dhe në komunitet, ka qenë dhe do të jetë prioritar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Socal në Bashkinë e Tiranës e konsideroi bashkëpunimin e biznesit dhe arsimit të domosdoshëm për përmirësimin vazhdimisht të kushteve në ambientet mësimore.

IEBV garantoi drejtuesit e këtij institucioni, se do të jetë gjithmonë aty për të qenë një mbështetje e nevojave të shkollës gjatë gjithë vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb