TIRANE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Znj. Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe  mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb