TIRANE

Ditën e djeshme reperi Getinjo u bë kryefjalë e mediave. Kjo pasi ai rrëfeu, përmes një statusi në rrjete sociale, ngarkesën që po përjeton së fundmi dhe nevojën për t’u shkëputur nga shumë gjëra.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, shkruante Getinjo në Instastory. Gjë e cila u përforcua edhe nga partnerja e tij Vivien e cila po ashtu në Instastory shprehu nevojën e Getinjos për një pushim, duke kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit.

Sakaq sot burime për revistën “Who” bëjnë të ditur se Getinjo dhe Vivien do bëhen së shpejti prindër. Po e njëjta media shkruan se çifti preferon që lajmin momentalisht mos ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.

Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë në “Big Brother VIP Kosova”, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: