Një koleksion i rrallë i vizatimeve të legjendës Mohammad Ali u nxor në ankand në Nju Jork për një milion dollarë, raportoi kanali CBS.

Njëzet e gjashtë vepra kushtuar boksit, por edhe të drejtave civile, paqes në botë, ishin temat më të dashura për legjendën e boksit që vdiq në vitin 2016.

Disa nga këto piktura janë firmosur nga vetë Muhamed Ali, ndërsa në disa të tjera ai ka portretizuar veten.

”Sting like a bee” u shit për 425 000 dollarë, dhjetëfishi i vlerësimit para ankandit.

Çmimi përfundimtar i të gjitha veprave është 945 524 dollarë, pothuaj trefishi i parashikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb