Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar situatën dhe zhvillimet e fundit në selinë blu. Sipas tij vizita e Zëvendës Ndihmësit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar tregoi qartë se opozita në Shqipëri përfaqësohet nga PD dhe kryetari i saj është Lulzim Basha.

“Ai kërkon që Shqipëria të jetë demokratike. Escobar bëri atë që pritej. Ai e tha ashiqare që opozita për SHBA përfaqësohet nga PD kryetari i të cilës është Lulzim Basha. Ai kërkon nga PD që lufton korrupsionin. Ata kërkojnë që Shqipëria dhe P0D të jenë të gatshmë të luftojnë korrupsionin. Kushdo tjetër që ka një axhendë që bie ndesh me luftën ndaj korrupsëionit e ka përballë SHBA-në”- tha ai.

Teksa ka komentuar Kuvendin e thirrur të shtunën nga Sali Berisha, Zekthi u shpreh se  ai është vetëm një maifestim dhe se kurrsesi nuk mund të jetë një Kuvend legjitim.   Sipas tij marrëdhënia me SHBA-të është jetike. Ai shtoi se  Foltorja nuk pranon mendim kritik dhe kjo  tregton se ajo nuk ka synim demokracinë.

“Pasnesër është thënë se do të ketë një Kuvend. Ai nuk është Kuvend. Nëse ti kërkon të bësh kuved dhe mbledh firma, kuvend si do ti ky është një antidemokraci. Berisha dhe Foltorja nuk duan t’ia dijnë a ka institucione dhe statut që duhen respektuar. Pse i kemi rregullat ne kur bëjmë si të duam? Për mua ai nuk është Kuvend, por një manifestim, tubim. Kuvend legjitim nuk mund të jetë. Kuvendi i 18 dhjetorit krijon mundësinë që delegatët të ndryshojunë axhendën dhe të kërkojnë çdo gjë. Delegatët, dekomratët që do të shkojnë tek 11 dhjetori pot ë vijnë tek 18 dhjetori dhe të kërkonin edhe shkakimin e zotit Basha do të ishte në rregull.  Nëse një Kuvend i ligjshëm do të largojë zotin Basha ky nuk është antiamerikan.Por duhet të shpjegohet para SHBA-ve pse u bë kjo.  Marrëdhënia me SHBA-në është jetike, por mund të ndodhë që populli mund të mos ta dojë këtë marrëdhënie. Çështja non grata rrëzohet në një gjykatë amerikane, por ai nuk e bëri këtë. Gjykata e Partisit nuk ka fuqi të rrëzojë vendimin e SHBA-ve. Kjo nuk është çështje lobimi. Nëse PD do të vendosë që për çështje të sigurisë kombëtare mund të vendosim kundër SHBA-ve unë nuk jam me të. Nëse nuk kemi marrëdhënie të mira me SHBA-të nuk mund të kemi siguri kombëtare. Fakti që i është bërë një padrejtësi Berishës nuk do të thotë që të mbrojmë të gjithë këtë padrejtësi. Duhet të shohim hallin e madh, atë të shqiptarëve që jetojnë në një mizerie. Kriza jonë eshtë kalbëzimi i sistemit politik shqiptar. Problemet e bartura, si korrupsioni, demokracia, financimi i partive e kanë shkatërruar sistemin. Foltorja nuk pranon mendim kritik. Kjo tregton se ajo nuk ka synim demokracinë. Foltorja nuk ka thënë një herë që do të pastrojmë Partinë Demokratike nga politikanët e korruptuar”- përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb