MAQEDONI- Kreu i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë të suksesshme dy-ditore në Maqedoni, ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe krerët e partive kryesore. Meta ka kërkuar nga shteti maqedonas jetësimin e “Marrëveshjes së Ohrit”, buxhet më të madh për viset shqiptare”, avancimin e projektit të hekurudhës Shqipëri-Maqedoni si dhe të “Rrugës së Arbrit”. Meta ka ndarë me bashkëbiseduesit vullnetin për forcim të marrëdhënieve dy-palëshe. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: