Portali i “EuroReporter” që ndjek nga afër zhvillimet në BE, në një analize të publikuar së fundmi për situatën në Shqipëri, shkruan se ka shqetësime në rritje se vizita e delegacionit të PE javën e ardhshme vendin tonë do përkojë me shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Një frikë e tillë është ushqyer më tej nga komentet e liderit demokrat Basha, i cili ka bërë thirrje “A doni luftë, luftë do ketë, shponi gomat e makinave, dhunoni dritaret, nxirrini ata nga zyra. Nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

Referuar artikullit, vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen në një kohë kur vendi po kalon krizë politike pasi ligjvënësit e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, kusht bazë për çeljen e negociatave.

Kërkesën për t’i dhënë fund bojkotit e ka artikuluar dhe shefja e BE Federika Mogherini kur u shpreh se Debati politik duhet të bëhet brenda parlamentit dhe i kërkoi opozitës që “të veprojë me përgjegjësi” dhe “të hapë rrugën për zgjedhje demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Moritz Dütemeyer, zëdhënës i McAllister tha se asnjë koment nuk do bëhet nga ana e eurodeputetit gjerman para vizitës në Shqipëri.

Ndërkaq, u tha se pjesë e delegacionit do jetë dhe eurodeputeti Kukan, por zëdhënësi i tij tha se ai ka tjetër axhendë. Sakaq, ka shtuar se Kukan po e ndjek nga afër situatën në Shqipëri.

Thirrja e Mogherinit u miratua nga eurodeputeti kroat Ivan Jakovçiç, i cili është nënkryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian në Shqipëri, i cili gjithashtu i bëri thirrje opozitës shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje.

Eureporter

ANALIZA E PLOTE NE “EUROREPORTER”

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike në Shqipëri që t’i japë fund bojkotit të vazhdueshëm parlamentar dhe të marrë përsëri pjesë në procesin legjislative, shkruan Martin Banks.

Kërkesa, nga Federica Mogherini, që është Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurimit dhe zv/Presidente e Komisionit Evropian, vjen ndërsa tensionet janë në rritje dhe në prag të një delegacioni të lartë të BE-së që do të vijë në Tiranë të hënën (24 prill), i cili është konceptuar të ndihmojë të zgjidhë ngërçin.

Pretendohet se ligjvënësit e opozitës po bojkotojnë parlamentin e vendit për të bllokuar reformën në drejtësi që nevojitet të nisë negociatat e anëtarësimit në BE me Brukselin.

Ligjvënësit e opozitës po refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të formohet një qeveri teknike për të udhëhequr vendin në ditën e zgjedhjeve. Opozita pretendon se kabineti aktual do të manipulojë votat dhe gjithashtu kërkon të ndryshojë datën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Por Mogherini është ndër ata që ka shprehur shqetësimin për bojkotin, gjë që zyrtarja italiane e ka përshkruar së bashku me refuzimin e opozitës për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje si “të vajtueshme”.

Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit tha Mogheri, e cila i bëri thirrje opozitës të “veprojë me përgjegjësi” dhe “të bëj të mundur që të ketë zgjedhje demokratike në përputhje me standardet evropiane”.

Ndërhyrja e saj vjen ndërsa ka një prapaskenë tensionesh në rritje në vend.

Të hënë, opozita e Shqipërisë thotë se do të bllokojë rrugët e vendit si pjesë e fushatës së saj 2-mujore për të ngritur një qeveri teknike, që të qeverisë vendin deri në zgjedhjet parlamentare në qershor. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje mbështetësve të bllokojnë rrugët kombëtare në mbarë vendin në mesditë më 24 prill, ditën që negociatorët e Parlamentit Evropian priten të vijnë në Tiranë, për të ndërmjetësuar midis qeverisë së koalicionit të majtë dhe opozitës të së djathtës së qendrës.

Ekzistojnë frika në rritje se delegacioni parlamentar (evropian) do të përkojë me një shpërthim të freskët dhune në rrugët e Tiranës.

Kjo frikë është ushqyer më tej nga komente të fundit që Basha u ka parashtruar mbështetësve të tij, duke përfshirë një që thotë: “Doni luftë? Luftë do të ketë! Shpojuni gomat e makinave, thyeni xhamat e dritareve, nxirrini nga zyrat, ata që dhunojnë të drejtat e juaja. Zemërimi po vjen dhe kur tërbimi popullor të rritet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u fshehur. Reagoni, gjuani me grusht”.

Kërcënimi për dhunë ka hedhur një hije mbi zgjedhjet e Qershorit ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit kombëtare në qershor 2013, kur një aktivist u vra. Në janar 2011, tre persona u vranë në Tiranë gjatë përplasjeve midis policisë dhe mijëra mbështetës të opozitës.

Delegacioni i parlamentit (evropian) të hënën do të përpiqet zhbëjë tensionet dhe do të udhëhiqet nga eurodeputeti i së djathtës së qendrës, David McAllister, kreu i Komisionit me ndikim të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ai do të shoqërohet nga raporteri i BE-së për Shqipërinë, eurodeputeti socialist gjerman Knut Fleckenstein.

Deputeti sllovak i Partisë Popullore Evropiane, Eduard Kukan, një anëtar i delegacionit BE-Shqipëri pritej të ishte pjesë, por nuk do të jetë.

Zëdhënësi i tij tha: “Ai nuk do të shkojë në Tiranë javës tjetër, për arsye të angazhimeve të tjera. Megjithatë ai po e ndjek e ndjek me vëmendje situatën dhe do të përpiqet të angazhohet nëse do të jetë e nevojshme”. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të dërgojë gjithashtu një përfaqësues të lartë.
Moritz Dütemeyer, një zëdhënës për McAllister tha të premten se eurodeputeti gjerman nuk e kishte të mundur të komentonte deri pas vizitës së delegacionit.

Po një burim i brendshëm i mirëpozicionuar i parlamentit (evropian) tha: “Është e qartë se Evropa po përgatitet për mundësinë që PD-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Mendoj se kjo do të na duket e vështirë por e menaxhueshme”.

Një burim në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm tha: “Delegacioni është një mundësi për të zgjidhur situatën politike aktuale dhe të arrijë një marrëveshje, e cila do të lejojë opozitën të kthehet në parlament dhe më pas të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare”.

Thirrja e Mogherini-t u mbështet nga eurodeputeti kroat Ivan Jakovçiç, i cili është zv/kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian në Shqipëri, i cili i apeloi opozitës shqiptare të merrte pjesë në zgjedhje.

Jakovçiç, një anëtar i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë, tha: “Vetëm zgjedhjet janë mënyra për të themeluar një sistem demokratik dhe shoqëri të paqtë”.

Komente të mëtejshme erdhën nga Willy Fautre, i të Drejtave të Njeriut Pa Kufij (Human Rights Without Frontiers), një OJQ kryesore dhe e respektuar e të drejtave në Bruksel, i cili tha: “Demokracia është në krizë jo vetëm në vendet anëtare të BE-së, por edhe në pragjet e BE-së”.

Ai shtoi: “Shqipëria përballet me një krizë politike të ashpër me bojkotin e partive opozitare të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE mund të rrezikohet ndërsa reforma e gjyqësorit mund të goditet nga degë të reja legjislative dhe ekzekutive, të cilat nuk do të pasqyronin gjendjen e vërtetë të opinionit publik.

Kursi i zgjedhje shqiptare deri më tani hedh dritë mbi sfidat që politikanët dhe vendimmarrësit përballen në lidhje me përgjegjësitë për të krijuar ndryshim nëpërmjet proceseve demokratike. Ndërsa shqetësimet e atyre që bojkotojnë mund të konsiderohen të ndershme nga disa, metodat e përdorura për t’ia arritur qëllimeve të fundme, vë në rrezik progresin demokratik të Shqipërisë dhe kërkesën e tyre për në BE”.

Nga an tjetër, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, gjithashtu bëri thirrje që opozita e Shqipërisë të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Gabriel tha se Gjermania dhe BE-ja “nuk mundnin ta kuptonin” kërkesën e opozitës për një qeveri teknike vetëm disa javë përpara votimit.

Ai shtoi se një bojkot parlamentar “nuk ishte një mënyrë e pranueshme për të shprehur vullnetin e popullit”.

Të premten (21 prill), ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, gjithashtu bëri thirrje që opozita t’i jepte fund bojkotit.

Që nga mesi i shkurtit, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka bllokuar bulevardin kryesor të Tiranës dhe ka inskenuar demonstrata të zemëruara përpara Kryeministrisë.

Reforma e gjyqësorit u miratua unanimisht vitin e kaluar, dhe e përgatitur nga ekspertë të BE-së dhe SHBA-ve, janë penguar nga bojkoti i opozitës.

Përktheu:
Ilir Sinanaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb