Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Takimi në fjalë vjen pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb