TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të shkojë për vizitë në një familje në banesat sociale në Shkozë.
rama okkk
Pasi u akomodua në familjen e Gëzim Sulejmanit, një nga përfituesit e këtij programi të Bashkisë së Tiranës, Rama nuk kurseu as batutat. Teksa shoqërohej në vizitë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, kryeministri refuzoi rakinë dhe kafen, ndërsa konsumoi një lëng frutash. I pari i qeverisë theksoi se projekti për banesat sociale nisi gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, por që u bllokua nga Lulzim Basha dhe u ‘çlirua’ nga Veliaj.
Rama banesa
“Kjo punë nisi gjatë kohës që isha unë në bashkinë e Tiranës. Por erdhi Luli dhe i bllokoi, deri sa erdhi Lali Eri”, tha Rama. Rama

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb