TIRANE- Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, dy të dënuarit për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, të cilët u shoqëruan në Gjykatën e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre në procesin penal ndaj dy ish-punonjësve të Bankës së Shqipërisë, Ilir Dedja dhe Mehdi Molla refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë.

Të dy kanë përfituar nga e drejta që u jep ligji për të mos dëshmuar, edhe pse gjykatës i është dashur të urdhërojë policinë për shoqërimin e tyre në gjykatë. Bitraj e Bruzia u thirrën për të dhënë deklarime në cilësinë e të bashkëpandehurve, e për këtë arsye ligji u lejon edhe të mos japin shpjegime. Ndaj të dy kanë zgje-dhur të heshtin në gjyqin ndaj “miqve” të tyre. Ilir Dedja dhe Medi Molla janë dy ish-inventarizues të BSH-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me skandalin e vjedhjes së Thesarit.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: