Everton ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit Beto me baza të përhershme nga Udinese. 25-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare në Goodison Park, ndërsa sa i takon shifrave, klubi i Premier League ka paguar 30 milionë euro për blerjen e kartonit të portugezit.

Beto i ka kaluar dy sezonet e fundit në Udine, fillimisht në një huazim një sezon nga Portimonense në verën e vitit 2021, përpara blerjes përfundimtare pak më shumë se një vit më parë.

Që atëherë, lojtari është shpallur dy herë si golashënuesi më i mirë i Udineses në Serinë A, me 11 gola  në 28 ndeshje në edicionin debutues  e tij në Serie A dhe 10 gola në 33  takime në sezonin e fundit.

Qendërsulmuesi i lindur në Lisbonë është bërë nënshkrimi i pestë i verës i Evertonit. “Është fantastike të bashkohesh me Everton. Everton është një klub shumë, shumë i rëndësishëm në Premier League, ata janë të respektuar dhe kanë një histori të madhe. Ishte e lehtë për ta bërë këtë lëvizje” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: