Me shpresën që janari të mos ndryshojë balancat, Tirana rikthehet në fushë me stofin e një ekipi favorit, ekipi për tu mundur. Bardheblutë i kanë të gjithë kartat për ti shkuar deri në fund këtij sezoni, objektivit të tyre të vetëm titullin kampion. 5 pikë diferencë me Kukësin e vendit të dytë, i jep më shumë qetësi për të përgatitur si duhet fundin e fazës së dytë.

Kryeqytetasit e nisin menjëherë në malore teksa në dy javët e ardhshme duhet të bëjnë llogaritë me dy sfida të forta, fillimisht presin Vllazninë ndërsa më pas përballen me Dinamon në derbin e kryeqytetit, Shehi ka nisur prej kohësh punën për sfidën me shkodranët, ku një fitore e mundshme në klasiken e futbollit shqiptar praktikisht do nxirrte nga gara një tjetër rival.

De Silva
De Silva

Trajneri Shehi do të ketë në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit një armë më shumë teksa drejtuesit e klubit i kanë plotësuar dëshirën e tij të vetme, një zëvendësues për Majkëll Ngoo. Kryeqytetasit kanë bërë zyrtare afrimin e Devid De Silva, sulmuesi që një sezon më parë shpërtheu me fanellën e Kastriotit. Me afrimin e brazilian, praktikisht merkato e bardhebluve mund të konsiderohet e mbyllur, të patën në hyrje, pasi në dalje mbetet ende për tu përcaktuar e ardhmja e disa titullarëve të rëndësishëm për të cilët nuk mungojnë ofertat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb