TIRANE-Policia e Tiranës vijon operacionin “Vjeshtë 2017”. Gjatë ditës të sotme në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro të cilat dyshohet se janë të trafikuara.
4 mjetet e blinduara janë:
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Benz Mercedes”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.
Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro.
Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike” dhe “Pastrim produktesh të veprës penale”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: