TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pari që denoncoi skandalin e përdhunimit të një 13-vjeçareje në Kavajë ka analizuar sot rastin që nga nisja e tij, e duke komentuar dhe veprimet apo mosveprimet e institucioneve.

Ai i vë emrin “Vjolistan’ dhe duke nisur që nga Kryeministri Edi Rama, tek ministri Lleshaj, ministrja Shahini e më tej iu përcakton rolet në këtë ngjarje të tmerrshme. Në fund Berisha shpjegon se analiza e tij u bë për të treguar se në dorë të kujt jemi.

STATUSI I BERISHËS

Kronika e fundit tragjike nga Vjolistani!
Krye kreu dhe qeveria e Narkoshtetit reaguan ndaj përdhunimit kolektiv të nxënëses si në Vjolistan!

Të dashur miq, një ngjarje tronditëse e pashembullt në historinë e vendit ndodhi në shkollën “Rilindja”, Kavaje.
Që nga tetori i vitit të kaluar një nxënëse 14-vjeçare e marrë peng me një video erotike me të dashurin e saj u përdhunua nga një bandë prej 16 vetësh, nxënës shkolle, bashkëmoshatarë të saj. Rasti u bë publik nga qytetari dixhital, i cili faktonte se mësuesja, drejtoresha e shkollës, policia kishin fshehur krimin e shëmtuar duke qëndruar në anën e përdhunuesve. Por një qëndrim edhe më të shëmtuar, më kriminal, më imoral ndaj kësaj ngjarje të pashembullt në historinë e vendit mbajti narkoqeveria e Vjolistanit.

Kështu, krye krye kreu i saj, ndonëse ka kaluar një javë që nga krimi që ka tmerruar mbarë shoqërinë, në diarrenë e tij të përditshme nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për të mbështetur viktimën dhe dënuar autorët e krimit të shëmtuar dhe aktin e tyre në një institucion shtetëror.

Një heshtje e tillë kriminale nuk mund të mbaje kurrë asnjë zyrtar apo qeveritar në planetin tokë. Por Edvin Kristaq Rama, me heshtjen e tij ka folur më shumë se sa me çdo fjalim të tij koprolalik. Ai nuk foli, nuk dënoi aktin dhe autorët sepse përdhunuesit si Rroshi, Noka, Rraja, Balla janë heronjtë e tij. Ai qëndron gjithnjë në anën e tyre, i bëri deputetë, mbi deputetë, duke dëshmuar se vet ai është i sojit të përdhunuesve. Ai dëshmon para shqiptarëve standardin e tij moral të piste, katran, si njeri, burrë, prind, zyrtar qeveritar dhe se është thjesht një kryepërdhunues i Vjolistanit.

Ministrja e Arsimit me emër shqiptar dhe emër njeriu, nuk ka folur gjer sot asnjë fjalë për të dënuar aktin më horror në historinë e arsimit të Shqipërisë. Me heshtjen e saj kriminale ajo dëshmon standardin kafshëror moral të saj që nuk ka asnjë lidhje me moralin e një njeriu të qytetëruar, vajze, gruaje, motre, nëne shqiptare.

Me heshtjen e saj kriminale, mosdënimin e aktit dhe shprehjen e solidaritetit me viktimën, ministrja e arsimit, ndrikull Shahini meriton të quhet ‘ndrikull përdhunimi’. Ajo tregon se për të dhe ministrinë që ajo drejton nuk ekziston shkolla, nxënësi, mësuesi, drejtuesi, nuk ekziston edukimi, morali por vetëm përdhunimi. Me këtë heshtje ajo për arsye amorale të ulëta si ministre arsimi në Vjolistan qëndron në anën e përdhunuesve duke dëshmuar sa ata janë heronjtë e saj.

Ministri i Brendshëm, Vasal Lleshaj lau duart si pilati me krimin e shëmtuar duke deklaruar se policia bëri korrekt detyrën e saj, paçka se narkopolicia, njëlloj si në Vjolistan heshti dhe mbuloi krimin e shëmtuar së paku për tre muaj rresht. Të bësh një deklaratë të tillë pas një ngjarje makabre tregon shkretëtimin dhe denatyrimin total moral, njerëzor si njeri qytetar, prind, zyrtar dhe meriton të quhesh thjesht ‘Vasal përdhunimi’!

Nuk ja vlen të ndalem këtu tek zëdhënësja e Vjolistanit, Spiropali, që në vend të dënimit të aktit horror dhe solidarizimin me viktimën sulmon opozitën dhe tregon filmat e Hollivudit për të mbrojtur përdhunuesit, heronjtë e saj, duke dëshmuar se nuk e lidh asgjë në botë me një vajzë, grua, motër, është vite dritë larg moralit njerëzor dhe është thjeshtt ‘zëdhënëse përdhunimi’.

Miq, u ndala në këtë analizë me qëllimin e vetëm për të zgjuar vëmendjen e nxënësve dhe prindërve por dhe mbarë shoqërisë në dorë të kujt janë sot fatet e shkollimit të fëmijëve tanë. sb

ps: Këto ditë në Drenas në Kosovë një nxënëse 16-vjeçare u përdhunua nga një polic dhe një mësues. Krimin e shëmtuar e dënoi me ashpërsinë më të madhe me protesta të fuqishme shoqëria civile e Kosovës si dhe Kryeministri dhe zyrtarët më të lartë të saj. Kosova së paku nuk është Vjolistan por reagoi si një vend i qytetëruar.

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb