Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, duke pohuar se VKM-ja për ndërtimet pa leje e miratuar së fundmi, ishte funeral i sigurisë juridike.

Ai tha për ‘Frontline’ në ‘News24’ të gazetares Marsela Karapanço se qeveria vepron me dy standarde, ku miqve iu jep kulaçin dhe të tjerëve kërbaçin.

“VKM për ndërtimet pa leje, funerali i sigurisë juridike. Sepse ju shikoni që për të njëjtën gjë ka dy qëndrime. Ose njërit ia shkatërron, dhe tjetrit i pfron alibi dhe bën Pazar. Këtë amnisti s’ja jep dot VKM, por ka të bëjë me kode penale përkatëse. Pra ke një qeveri që atyre që i ka të vetët, apo paratë e veta, që i ka miqtë të tyre, i ofron kulaçin, të tjerëve, kërbaçin, ruspën.”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb