Shifrat thonë po, por Thomas Brdaric nuk do të dëgjojë ende për titullin kampion. Vllaznia kryson renditjen me pikë të plota pas tre javëve të para, ndërsa megjithëse kërkon të largojë euforinë, tekniku gjerman nuk vendos limite… “Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur vetëm me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip”, është shprehur Brdaric përpara ndeshjes me Teutën.

126179375 3504971142913220 1855203847444267036 O
126179375 3504971142913220 1855203847444267036 O

Fitorja ndaj kampionëve në fuqi të Tiranës i ka dhënë një dozë të mirë optimizmi shkodranëve që kërkojnë të ruajnë serinë e rezultateve pozitive. “Duhet ta dimë sesi do ta përdorim këtë rezultat. Ne e dimë se nga vijmë. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive dhe askush nuk e priste që të merrnim tre fitore në fillim të sezonit”, vijon trajneri i Vllaznisë.

126470644 3508247509252250 5396203804724499572 O
126470644 3508247509252250 5396203804724499572 O

Nëse fitorja e së shtunës ishte një provë për forcën e Vllaznisë, transferta e radhës kundër Teutës është një test i vërtetë konfirmimi. “Është mirë të ketë tension dhe presion. Është ai që na mban të fokusuar. Duhet të shkojmë te suksesi dhe jo të kemi frikë nga ajo që na pret. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për fitore. Luajmë në transfertë dhe do të flasim pas ndeshjes”, përfundon Brdaric.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb