KOSOVA

Vlora Çitaku do të jetë aktive në politikën e Kosovës pas eksperiencës si ambasadore në SHBA. Ajo ka konfirmuar sot se do të rikthehet në PDK të cilën e quan familjen e saj politike.

PDK sot zgjodhi kryetarin e saj të ri, Memli Krasniqin i cili ishte dhe kandidati i vetëm nëgarë.

Mësohet se Çitaku do të ketë rol në lidershipin e PDK e cila momentalisht është partia më e madhe opozitare në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb