VLORE

Derdhja e ujrave të zeza në det prej vitesh mbetet një problem mjaft shqetësues në qytetin e Vlorës. As ndertimi i Lungomares nuk i dha zgjidhje konkrete ketij problemi. Përgjatë zones se Ujit të Ftohtë era e rëndë që vjen nga ujerat e zeza bëri që turistët ta evitojnë kalimin në pjesën e shëtitores ku gjenden kanalizimet duke shkaktuar një impakt negativ në sezonin turistik për turistet por edhe për qytetarët e Vlorës që jetojnë cdo ditë aty.

Kryeministri Edi Rama në vizitën e fundit në Vlorë premtoi se këtë vit do të fillonte puna për ndërtimin e impiantit që do t’i jepte zgjidhje përfundimtare cështjes së ujërave të zeza, por punimet ende nuk kane nisur.

Nje tjeter problem eshte infrastruktura. Me ndertimin e Lungomares, nje pjese e madhe e rruges u zu nga shetitorja duke krijuar nje trafik ne kete zonen e Ujit te Ftohte. Po ashtu vonesa disavjecare e By Passit e Vlores, i cili presupozonte te lehtesonte trafikun duke devijuar automjetet me destinacion rivieren, si ceshtjet me shpronesimet per kete projekt, jane probleme te cilat po mbajne pezull invstimet me te medha ne turizem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb