VLORE – Deputeti i qarkut të Vlorës, Shkëlqim Selami, ka ndërmarrë nismën për pastrimin e akseve të bllokuara dhe stabilizimin e situatës, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës.

Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, teksa inspektonte punimet në 4 pika të qytetit, Selami ka bërë me dije se me anë të një iniciative personale ka vënë në funksion të plotë 30 mjete të tonazhit të rëndë, fadroma e skrepa, për të liruar qarkullimin në 4 akse problematike, përkatësisht atë në hyrje të Vlorës, në pusin e Mezinit, në Centrale, Jonufer e Unazën e qytetit.

Selami sqaroi se ai nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes së Shtabit të Emergjencave, por sipas tij, ajo çfarë i duhet sot Vlorës është punë për tu shërbyer qytetarëve dhe jo fjalë e demagogji.

Selami la të kuptohet se për përballimin e situatës është bërë pak punë e dhjetëra qytetare, banesa e biznese gjenden në vështirësi dhe se angazhimi i shtabit le për të dëshiruar.
(er.nu/e.mehmeti/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: