VLORE

Një aksident është shënuar sot në Orikum të Vlorës, ku një automjet tip “Fiat” është përplasur me një autobus nxënësish, i cili famirësisht ishte bosh në momentin e incidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i dëmtuar vetëm drejtuesi i mjetit tip “Fiat”. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo edhe identiteti i drejtuesit të mjetit tip “Fiat”.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb