Disa të rinj në Vlorë, banues në lagjen “Lef Sallata”, janë konfliktuar mes tyre duke degraduar deri në përplasje fizike, ku si pasojë e goditjes me thika, 2 prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në konflikt, i cili dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën e njohur si zona pas Bulevardit “Ismail Qemali”.
Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb