Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh nga Vlora, pak minuta para nisjes së takimit përmbyllës elektoral të PS në qytetin bregdetar.

Nga Vlora, kreu i qeverisë publikon disa fotografi të protestuesve të opozitës, ndërsa shkruan se “çeta haxhiqamiliste e Vlorës është gati për antimitingun enversit të radhës. Me ironi, Rama thekson se në këtë antimiting mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik.

“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”, shkruan Rama.

Ramiii
Ramiii

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: