Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer muaj më parë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për Klaudio Qendron. Burime zyrtare nga policia pohuan se i riu nga Delvina, mbrëmjen e 25 tetorit, me dhune dhe nën kërcënimin e një thike, vodhi një celular në dyqanin e shtetasit me inicialet F.D.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. pas identifikimit të të riut, dhe shpalljes së tij në kërkim, u bë e mundur arrestimi i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: