Një moment tejet emocionues ka mbërthyer mijëra qytetarët në bulevard, kur një vogëlushe e hipur në podium ka recituar vargjet e famshme të Fan Nolit, “Anës Lumenjve”.
Fëmijët kanë marrë një rol protagonist në këtë protestë, zëri i saj ka ushtuar mbi turmën, duke sjellë në vëmendje vargjet që prej dekadash simbolizojnë dhimbjen dhe revoltën shqiptare.
Recitimi i saj ka bërë që e gjithë turma të shpërthejë në brohoritje, duke krijuar një atmosferë elektrizuese nën dritat e telefonave që kanë ndriçuar bulevardin pas perëndimit të diellit. Ky akt simbolik i vogëlushes u bashkohet thirrjeve të tjera të forta të ditës:
