Ne presim me padurim që SHBA të kthehet në marrëveshjen e Parisit për Klimën, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën e ambasadorëve.

 

“Është koha për një axhendë të re transatlantike të përshtatshme për botën e sotme”, u shpreh kreu i ekzekutivit të BE-së.

Von der Leyen ritheksoi dëshirën e BE-së për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në në vitet e ardhshme, në fushat që mund të forcojnë partneritetet midis dy fuqive botërore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb