Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar situatën poliike me përplasjet Rama-Meta dhe lëvizjet në PD duke filluar nga përzgjedhjet e anëtarësisë, fushata e Bashës apo hapi i radhës i opozitës drejt 25 prillit.

Gjekmarkaj e nis nga skualifikimet e anëtarësisë duke thënë se nuk gjen arsye se pse Klevis Balliu në Pogradec apo Hekuran Hoxhalli në Devoll të liheshin jashtë por shton se ky është një proces model dhe shumë demokratik.

Sa i përket Tiranës, Gjekmarkaj kërkon që Basha mos hezitojë të provojë me figura politike jo pjesë e militancës së PD apo propozime të anëtarësisë por që t’i dalin garant për zonën gri.

Sipas analistit, PD që të kalojë në pushtet i duhet të luftojë fort për zonën gri dhe këtë mund ta bëjë nëse eksperimenton me figura politike që janë pjesë e këtij elektorati.

Për fushatën e Bashës, Gjekmarkaj e cilësoi si të duhurën pasi prek ekonominë që ndikon tek çdo qytetar pa përjashtim teksa shton për liderin demokrat se tashmë është krijuar përshtypja tek njerëzit se ai është një kandidat potencial për kryeministër më 25 prill.

 

 

PYETJA: Presidenti Meta ka deklaruar se do kthejë Kodin Zgjedhor, si e komentoni?

Gjesti i Presidentit do jetë hallka e fundit e kundërshtisë, sepse e ka bërë të qartë qëndrimin që do e kthejë dhe e ka shoqëruar dhe me doza të larta retorike për reagimin që do bëjë më pas.

Është i sinqertë Rama kur thotë sille se do e votoj siç ështe pasi e ka Kuvendin, marrëveshjet e brendshme, i ka të gjithë në rresht. Do jetë dëm i madh për Shqipërinë lidhur me integrimin e BE, ishte kusht nga Bundestag që të bëhej me konsensus. Hera e parë që ndodh kjo, që prishen rregullat e njëanshme, tregon frikë dhe dramë të brendshme të Ramës. Do të arrnojë sa mundet dhe të krijojë një diversion maksimal tek opozita. Elektorati është vigjilent, dhe i sheh me ndrroje këto lëvizje kur Rama i kthen me forcë me votë.

PYETJA: Duket sikur opozita po hesht?

Opozita kishte dy rrugë, ose të humbiste, të nxirrtë nga fokusi i saj programin elektoral, takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët, ose të përballej në bulevardin e revolucionit që do e donte shumë Rama, dhe të dilte sërish viktimë në sytë e ndërkombëtarëve.

Opozita ka bërë mirë që nuk ia ka dhënë këtë mundësi, po luan kartën e vet për 25 prillin. E ka lënë me koalicionin e vet dhe për t’iu thënë elektoratit që s’ka frikë se si Rama do i çojë në zgjedhje.

PYETJA: Pse një përplasje e madhe, po vijon mes Ramës e Metës?

Meqenëse integrimi është thembra e Akilit, mazhoranca dhe Rama s’kanë problem për momentin integrimin. E ka prishur paktin Rama për të dëmtuar opozitën dhe për të pasur avantazh.

Ramës nuk i intereson, i intereson pushteti dhe zgjedhjet. Sa më shumë instrumente drejt pushtetit edhe pse e shoh të vështirë që të ketë mandat të tretë.

Opozitës i leverdis të flasë për integrimin, ka 30 vite që s’ndodh, duke përdorur këtë Presidenti dhe opozita kërkon aleancë më të gjerë me qytetarët.

PYETJA: Lëvizja e Presidentit është në favor të opozitës?

Çdo lëvizje që ekspozon fajin e prishjes së ‘5 qershorit’ ndihmon. Në këtë kontekst i intereson shoqërisë ajo marrëveshje, u bë nën garantin e ndërkombëtarëve dhe u prish në sytë e tyre.

 

PYETJA: Votimi i brendshëm në PD ka pasur lëvizje, si e keni parë ju dhe a mendoni se është proces pozitiv apo negativ, pasi ka pasur hezitime?

Temë shumë interesante. Sigurisht që procesi është risi. I bën nder PD pasi sadoqë sot kontestohet, të krijohet më vonë një model demokracie.

Kam ndjekur Pogradecin dhe Korçën. Deputeti i Pogradecit, Klevis Balliu duke gjykuar nga Tirana sepse nuk e di arsyen, ka 300 gjyqe të hapura me mazhorancën, 1 vit e gjysëm tek kauza, është një person i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar dhe nuk gjej arsye pse duhet të ishte jashtë, apo deputeti i Devollit.

Vota negative ekziston, si dhe në qytete të vogla ku kanë më shumë kontakte. Por tek lista e Tiranës shoh një problem, opozita ka më shumë nevojë për kaq, edhe brenda PD ka deputetë shumë të mirë, vlerat minimale t’i servirë si vlera maksimale.
Prisja më shumë reagim në Tiranë, ish-ministri, zv/ministra, në fund duket që ka prevaluar një bonsens 139 nga 140. PD ka nevojë më shumë në Tiranë, opozita të eksperimentojë maksimumin e vet. Në Këshill mund të gjejë figura shumë të mira, edhe jashtë saj. Në Tiranë do duket qartë dëshira e Bashës për të ndryshuar me figura interesante. Duhet ta bëjë këtë sepse s’ka mundësi për të eksploruar. Vlerat minimale s’mund të jenë vlera maksimale.

Një njeri kur hyn në garë do të fitojë vetë, por besoj se do kalohen vetë. Këto mijëra kandidatë që janë vlerësuar nga një Komision, që meritojnë respekt, por janë prurje të PD, të militantëve, profesorë, inxhinierë, militantë, por për të kaluar sinorin e pushtetit duhet të shkojë në zonën gri. Për të bindur, gjuajtur, çdo term që i duhen personazhe interlekutorë, garantë të kësaj shtresë. Ndoshta do e bëjë me 20%-in, Tirana është qyteti më i madh, nr. më shumë të madh të deputetëve.

Zona gri është rritur, sa më shumë rritet  zhgënjimi ndaj politikës. Kjo nuk është mënyra. Nëse shoqëria hesht, atëhere s’ndodh asgjë dhe nuk ndryshon.

Të qenit politik çdo njeri duhet ta shfaqe por në mënyrë të kondicionuar në raport me partitë. Besimin PD duhet t’ua japë me bashkëbisedim me figura publike. Basha nuk duhet të hezitojë pasi do ndëshkohet. Njerëzit e shohin si kandidat potencial për kryeministër. Po që duhet t’ua japë këtë shans njerëzve.

PYETJA: Si e shihni fushatën e opozitës, është e duhura apo jo?

Opozita ka taktikë që të shkojë tek problemet ekonomike të qytetarëve, opozita do e thoshte keqqeverisja. Përveç kësaj tërmeti, pandemia, mijëra vende pune, gjendja e vështirë. Pra shoqëria është në goditje të përqendruar. Korrupsioni, shpërndarjen e parasë publike për klientët e qeverisë. Opozita po i shfrytëzon, këto që po bën Basha, më duket strategjia e duhur, pasi ekonomia na prek të gjithëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb