Me 84 vota për, kundër 19 dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës.

Rezoluta e hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Ambasadorja e Gjermanisë, Antje Leendertse, tha duke paraqitur rezolutën se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ambasadorja gjermane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rezoluta është thellësisht politike. Ajo tha ai, nuk ofron ripajtim në Bosnjë dhe në rajon, përkundrazi do të thellojë ndarjet ne rajon. Duke bërë thirrje për kundërshtimin e rezolutës ai akuzoi fuqitë e mëdha për trysni dhe kërcënime ndaj vendeve anëtare që nuk duan të votojnë në favor të rezolutës. Rezoluta tha ai, do të hap kutinë e Pandorës dhe do të propozohen dhjetëra rezoluta të tilla.

01000000 0aff 0242 Ccea 08dc7b3c88ee W1023 R1 S
01000000 0aff 0242 Ccea 08dc7b3c88ee W1023 R1 S

Në votim Shqipëria ka votuar pro rezolutës, ndërsa bie në sy fakti se vendet e BE-së nuk kanë pasur një vendim të unifikuar. Kështu Hungaria ka votuar kundër, Qipro ka abstenuar bashkë me Sllovakinë.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, paralajmëroi se miratimi i rezolutës mund të çojë në ndarjen e Bosnjës. Qeveria e tij tha të enjten se brenda 30 ditësh do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Në rezolutë është shtuar një deklaratë që thekson angazhimin e palëkundur të Asamblesë së Përgjithshme për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe unitetit të Bosnjës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: