TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video me qytetarë të njësisë 5 në kryeqytet teksa përshëndesin me dy gishta dhe bëjnë thirrje për të votuar numrin 9, Partinë Demokratike.

Basha shkruan se është misioni ynë t’u shpjegojmë shqiptarëve se ndryshimi është në dorën e tyre.

“Me vullnetarët në njësinë 5 në Tiranë. Është misioni ynë t’u shpjegojmë shqiptarëve se ndryshimi është në dorën e tyre. Nëse doni ndryshim, votoni numrin 9. Le të sjellim ndryshimin së bashku!”, shkruna Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: