Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar me kritika gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve , ndërsa u diskutua përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Kandidatura e Simon Mirakës, propozuar edhe me firmën e Sali Berishës, ka shkaktuar debat në Komision.

“Jeni të pafytyrë”, u shpreh Bardhi, ndërsa akuzoi se votuan një person të propozuar nga Sali Berisha ndonëse mazhoranca tha ai ka deklaruar se do të rrëzojë çdo propozim nga non-grata.

“Ajo që ndodhi këtu tregon babëzinë që keni ju për të kapur çdo institucion, ju nuk keni lënë administratë pa politizuar. Ju vini këtu rrëzoni njerëz të nderuar që i bëjnë nder të jenë anëtar të atij instituti. Kishte vetëm një kandidat të shoqatave të të drejtave të njeriut që plotësonte të gjitha kriteret dhe ju votuat kundër pa dhënë shpjegim. Zotërinjtë që ju votuat kundër plotësonin të gjitha kriteret ligjore. Ju jeni të pafytyrë sepse keni bërë një betim grupi juaj parlamentar sepse që nuk votoni asnjë person që propozohet nga Sali Berisha dhe sapo votuat një person që e ka propozuar non-grata, Sali Berisha., tjetër gjë bëni dhe tjetër gjë thoni. Vini këtu dhe thoni të bashkëpunojmë me opozitën dhe të krijojmë institucione për mbështetjen e shoqërisë. Tani tregojini shqiptarëve se si i mashtroni. Ne kemi një javë që e dimë se për kë do votoni, jeni betuar, keni 6 muaj që betoheni çdo dokument që merr firmën e non-gratave rrëzohet. Shpjegohet votën tani…Votën e non-gratës.”, ka thënë Bardhi.

Klotilda Bushka: Lërini patetizmat , kandidati ka mbështetjen e firmave dhe të grupit tuaj. Ta kishit verifikuar këtë përpara se të vinit këtu.

Bardhi: Të drejtën e fjalës mos ma hiq. E kam marrë për procedurë.

Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:

Altin Hoxha

Gentian Sula

Simon Miraka

Albert Nikolla

Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:

Marcel Hilës

Besim Ndregjonit.

Gjergj Markut

Skender Vrionit.

977

97

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb