TIRANË- Të rrosh me kujtime. Kjo i ka mbetur të afërmve të Mario Majollarit, 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit nga hasmit e babait të tij, i dënuar me burg përjetë për dy vrasje të tjera.

Mario-Xhesika

Humbja tragjike e të riut, për të cilin flisnin veç mirë në të gjithë zonën ku jetonte, është e papërballueshme për familjarët e tij. Motra e tij ka publikuar një video në “Facebook” ku shfaqet me Marion në një dasmë duke kënduar këngën e Artjola Toskës “Mirëmëngjes dashni”, duke i thënë vëllait “bota ime je”.

Xhesika

Prindërit e Marios ishin divorcuar qëkur ai ishte 2-vjeç, dhe nëna ishte kujdesur e vetme për t’i rritur dy fëmijët.

I ati Avni Majollari, i cili nuk mori leje nga burgu, ku është dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000, as për të përcjellë të birin për në banesën e fundit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: