Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth vrasjes së 40-vjeçarit, i cili mbeti humbi jetën pasi u plagos me thikë.

Ndërkohë, policia sqaron se autori ndodhet në arrati. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Mësohet se 35-vjeçari Ilir Koçilja ka goditur me thikë shtetasin Halil Koka, i cili nuk mundi t’i mbijetojë goditjes. Ka patur dëshmitarë që e kanë parë ngjarjen dhe lajmëruan policinë e ambulancën.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: