Policia e Tiranës vijon hetimet intensive për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa dhe identifikimin e autorëve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë shoqëruar nga policia rreth 20 persona.

Policia ka marrë në pyetje një numër të madh personash, dëshmitarë dhe të dyshuar. Po kështu po bashkëpunohet dhe me drejtori policie ku janë të afërm të Prel Markut, personi i vrarë në vitin 2006, krim për të cilin u dënua nga drejtësia angleze 40-vjeçari.

Hekuran Billa, 40 vjeç u vra mbrëmjen e djeshme në orën 22:00 teksa ndodhej në makinën e tij tek “Komuna e Parisit”. Pas vrasjes makina e autorëve u gjet e djegur në Prezë të Vogël dhe brenda saj dhe arma e krimit e dëmtuar nga zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: