Arrest me burg me afat 40 dite për Marash Arra, i dyshuar si autor i vrasjes se kushëririt te tij Lazer Arra. Vendimi u dha nga gjykata e Shkalles se Pare në Shkodër, nën kryesimin e gjyqtares Ermira Dedja.

Të njëjtën masë kërkoi edhe prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci, deri në pritje të aktit të ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

Ndërkohë, i dyshuar për vrasjen e 55-vjeçarit, nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar kategorikisht se ka lidhje me ngjarjen.

Ngjarja në fjalë ndodhi të hënën në fshatin Shosh të Dukagjinit. 55-vjeçari Lazër Arra kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Policia ka sekuestruar në fshatin Palaj rreth 1000 rrënjë kanabisi. Aktualisht policia po heton ne lidhje me zbardhjen e konfliktit që i mori jetën 55-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: