Personi që drejtonte makinën tip ”Ford Focus” me të cilën lëvizi Jani Aliaj natën e vrasjes së Elton Cicos në Tiranë një vit më parë dyshohet se ka qenë Nelgert Pata.

Një fakt i tillë evidentohet në dosjen e vrasjes së dorëzuar në gjykatë javën që po mbyllet nga prokuroria e Tiranës.

Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se Nelgert Pata ka qenë personi që drejtonte makinën me të cilën Jani Aliaj, person tashmë në kërkim, shkoi tek lokali ku qëndronte Elton Cico në zonën e Bllokut dhe pasi kreu vrasjen, u largua nga vendi i krimit.

Makina është fokusuar nga kamerat e sigurisë jo vetëm në vendin e vrasjes por edhe në gjithë itinerarin që ka përshkruar derisa është parkuar në zonën e rrugës së Kavajës ku është gjetur më pas e kontrolluar nga policia gjyqësore.

Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se për një periudhë të gjatë para vrasjes së ndodhur në 1 maj 2016, Elton Cica dhe Nelgert Pata kanë pasur disa konflikte mes tyre edhe pse kishin qenë të njohur më parë.

Ky fakt mendohet se ka shërbyer që Neglert Pata ti bashkohet planit të Jani Aliajt për vrasjen e Elton Cicos. Ky i fundit ishte përplasur që në burg në Greqi me Jani Alinë duke organizuar edhe dy atentate për vrasjen e tij në Tiranë e Gjirokastër.

Në të njëjtën kohë hetimet kanë evidentuar të dhëna që tregojnë se Nelgert Pata dhe i dyshuari për vrasjen e Elton Cicos, Jani Aliaj kanë pasur lidhje të ngushta mes tyre.

Megjithese Prokuroria nuk e permend specifikisht Nelgert Paten si te pranishem ne vendngjarje, hetuesit evidentojne veprime aktive qe ky i fundit ka kryer me Jani Aliajn per te realizuar atentatin ndaj Elton Cicos.

Nelgert Pata, shtetas me precedentë të theksuar penalë u vra në 20 nëntor 2016 në një atentat të organizuar ndaj tij në Fier.

Ai u konsiderua për disa muaj edhe si “armiku i Elton Cicos”. Vrasja e Nelgert Patës ndodhi vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Elton Cicos në Tiranë.

Ky i fundit, u vra më 1 maj 2016 në një lokal në zonën e Ish-bllokut në Tiranë. I akuzuar për pengim në zbulimin e të vërtetës në këtë ngjarje është edhe një ish oficer i lartë i policisë që ndodhej në tavolinë me Elton Cicon e dy persona të tjerë dhe që pas ngjarjes, akuzohet se ka zhdukur telefonat celularë dhe një armë që viktima kishte pasur me vete./panorama

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb