Kalon në SPAK dosja për vrasjen e Emiljano Ramazanit e Rigels Runajt. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën duke kaluar në SPAK dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Alibej, del sot para gjykatës ku do të shqyrtohet zgjatja e burgimit të deri në përfundim të hetimit.

Policia arrestoi fillimisht Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në korrik 2020.

AKUZAT
Vrasje me paramendim në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020.
Vrasja me paramendim në dëm të viktimës Rigels Runaj më datë 29 korrik 2020.
Vjedhja me dhunë për fakt të verifikuar më datë 10.03.2020 në Elbasan dhe të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar krimina” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, duke i atribuar kryerjen e veprave personave nën hetim Erion Alibej, Xhuljano Hoxha e Euglen Halili.
Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit, duke i atribuar kryerjen e veprës penale personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb