Gazetarët nuk do të lejohen të hyjnë në qytetin Irpin i cili ndodhet pranë Kievit.

Lajmi u njoftua nga kryetari i Bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn. Ky vendim është marrë pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud këtë të dielë, nga forcat ruse.

“Duke nisur nga sot ne po ndalojmë hyrjen e medieve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e tyre”, ka thënë Markushyn.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët dhe gazetarët të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak apo pajisjet e tyre pasi mund të tregojnë në njëfarë mënyre edhe vendndodhjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb