Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ndryshe nga administrata e SHBA-ve, Europa ishte e kujdesshme në fjalët që tha në lidhje me vrasjen e gjeneralit Qasem Sulemani.

Minxhozi shtoi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një partner i besuar i Amerikës, pasi ishte SHBA-ja, ajo e cila e ka ndihmuar deri në krijimin e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan.

“Amerikanët kanë krijuar sot në Ballkan një shtet të dytë në Ballkan, për interesa të tyre, por na ndihmuan. SHBA na ka ndihmuar edhe pas viteve 1990 në demokracinë tonë. Europa e sotme ka qenë për vrasjen e Sulemanit ka qenë shumë e kujdesshme.

Europa tha se duhet shmangur lufta, të shmanget konfrontimi sepse jemi shumë pranë konfrontimi. Europianët kanë pasur shumë kujdes e jo me sulm si Amerika. Khamenei kërcënoi në mënyrë mediatike”, deklaroi Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb