Kelmend Picari djali i Mexhit Picarit dhe vëllai i Dhurata Saliaj, kërkon kujdestarinë e 3 fëmijëve të motrës. Ish-polici Picari dhe vajza e tij Dhurata akuzohen se vranë Kudret Saliaj në kohën kur ky i fundit ishte në proces divorci.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kujdestarinë e fëmijëve e ka kërkuar edhe xhaxhai i tyre, por dy seanca më herët këtë pretendim e ka ngritur edhe vëllai i Dhurata Saliajt duke kërkuar t’i marrë ai.

Por familja e Kudretit e kundërshton këtë fakt sepse veç faktit që babë e bijë akuzohen se iu vranë të afërmin, Kelmend Picari ka një proces penal për abuzim me të fejuarën e tij e për këtë shkak ata thonë se ai është problematik.

Gjykata e Tiranës nuk i ka bashkuar çështjet, por e ka orientuar Kelmend Picarin të paraqesë padi civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb